Rita Ora së fundmi ka udhëtuar drejt Milanos, për të nderuar figurën e gazetares Franca Sozzani. Sozzani ishte gazetare italiane dhe kryeredaktore e revistës “Vogue Italia” për 28 vite radhazi, që nga viti 1988 deri në dhjetor të vitit 2016-të, kur dhe u shua.

 

Mes shumë personalitete nga fusha të ndryshme, ishte prezente dhe këngëtarja me origjinë shqiptare,  Rita  Ora. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi si dhe kishte vendosur një kapele me rrjet në kokë. Të pranishme ishin edhe Victoria Beckham, Kate Moss, Naomi Campbell, Giorgio Armani e shumë të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *