Së fundmi, artistja me origjinë shqiptare Rita Ora u përfol se kishte nisur një romancë të re me këngëtarin e njohur Lyam Payne. Ky i fundit, 3 vite më i ri në moshë se artistja u dyshua se është partneri më i fundit i Ritës, pas romancës me Andreë Garfield, pasi dyshja u fotografua në një restorant së bashku.

 

Por si qëndron e vërteta e lidhjes mes dy këngëtarëve?

 

Këtë e ka sqaruar Rita në një intervistë për “The Sun” ku ka thënë:“Më bën të lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar , por, për të qenë e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por nuk dua ta lë shumë pas dre sepse në të ardhmen dua të kem një familje të madhe. Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë, ne jemi bërë miq të ngushtë”.

 

Ndër të tjera në fjalën e saj ajo është shprehur se është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje të veçantë dhe jo të jenë të lidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *