Industria e modës është një tjetër kategori suksesi për Rita Orën.  Ora në këtë drejtim ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të stilit në botë dhe me markat më prestigjioze.

 

Vetëm pak ditë më parë ajo ndau me të gjithë fansat e saj lajmin se po bashkëpunonte me dizenjuesin italian të këpucëve, Giuseppe Zanotti, për të nxjerrë një koleksion çizmesh të modeleve të ndryshme.

 

Ndërsa së fundmi, Rita ka zbuluar se është bërë imazhi i një firme të njohur veshjesh gjermane, ‘Escada’.

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka thënë se ndihet e nderuar që i është dhënë kjo mundësi, pasi sipas saj ‘Escada’ është për femrat e forta, gjë që përshtatet shumë me kauzën e Ritës për forcimin e rolit të vajzave dhe grave në shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *