Ajo është pa dyshim artistja me të cilën shqiptarët krenohen në botë.

 

 

Po flasim për 26-vjecaren, Rita Ora. E njohur për stilin e saj shumë sportiv në të veshur, bukuroshja ka treguar se di të shkëlqejë edhe e veshur klasike.

 

 

Rita ka qenë e ftuar në mbrëmjen e organizuar nga  gjigandi francez i stolive “ Cartier” në Londër. E veshur me një fustan saten të kuq, me një dekolte shpërthyese dhe një të carë shumë të guximshme, ajo ka ditur të tërheqë vëmendjen e gjithë të ftuarve në mbrëmje.

 

 

Ka mjaftuar vetëm fustani dhe një palë këpucë me gurë kristali dhe asgjë më shumë. Ajo s’kishte vendosur asnjë bizhu, flokët e lëshuara me një krehje të çrregullt, duke vënë më së miri në zbatim shprehjen “Less is more”.

 

 

Ajo herë pas here na ka dhënë leksione mode, por kësaj radhe ka qenë një mësim shumë i mirë se si të shkëlqesh në një mbrëmje të tillë, kur shanset për të qenë në qendër të vëmendjes nuk janë shumë të mëdha.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *