Rita Ora është njëra ndër këngëtaret më të preferuara në tregun ndërkombëtar. Karriera e saj filloi në vitin 2012 me superhitin “Hot Right Now”, projekt i cili më vonë do t’i hapte dyert e shumë shtëpive diskografike, dhe me kalimin e viteve do të shndërrohej në një yll.

 

 

Prejardhjen e saj nga Kosova nuk e ka mohuar asnjëherë, madje ndjehet shumë krenare për vendin e saj.

 

 

Ndërkohë, një pjesë të mirë të kohës, Rita ia kushton edhe familjes. Pavarësisht angazhimeve maksimale në muzikë ajo gjen kohë, që çdo ditë të takohet me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

 

 

Familja Ora kalojnë çaste të këndshme së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa disa nga këto momente Rita nuk heziton që t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

 

 

Së fundmi ajo ka publikuar në SnapChat disa imazhe, ku shfaq momentet e bukura që ka kaluar me familjen me rastin e ditëlindjes së babait të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *