Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani këtë të martë nga emisioni i mëngjesit 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se akuzat ndaj tij për lobim rus ishin një trillim i shëmtuar i propagandës politike.

 

Ristani ka theksuar se ai akuzohej për falsifikim dhe mosveprim një akuzë që mund të akuzohet gjithkush.

 

“E gjitha është pjese e propagandës, histori e trillimit me para ruse është nga politika. Del aty një kompani që ka pasur një kontrate më të njëjtin lobus qe ka punuar PD-ja. Eshte histori propagandë politike. Akuza ishte qesharake falsifikim dokumentash në mosveprim që mund te akuzosh gjithkend. Kjo eshte nje akuze qesharake. Falsifikim-mosveprim është një akuzë që nuk gjendet, merrni nje student te drejtesise që sapo ka nisur penalen dhe pyeteni ku e gjen si akuze.”

 

Nga 7 pa 5 në Vizion Plus, Ristani ka folur edhe për krizën ekonomike dhe reformën zgjedhore, që sipas tij PD-ja është e gatshme që të dëgjojë çdo propozim në të mirë të sistemit.

 

Sipas tij kriza në Shqipëri nuk zgjidhet me reformen zgjedhore, është një zinxhir gjërash që duhen ndryshuar.

 

“Kam qene pak kritik qe te gjejmë zgjidhjen që duhet PD ka nevojë te ecë drejt demokratizimit te saj. Duhet që forumet të funksiojnë, vendimet të merren sipas statutit që brenda një partie është ligji. Une jam kritik persa i përket shpejtësise që duhet të ecim në ketë rrugë. Ato që kanë dalë në plan të pare dhe ka gjithmone prioritete. Blerja e votës dhe kriminaliteti i kandidaturave ështe problemi kryesor. Qëllimi zyrtar i PD-së eshte se jemi te hapur per ndryshimet e sistemit, por deri më tani thjesht ka vendosur prioritete që janë blerja e votës dhe kriminalizimi i kandidatëve të pushtetit qëndror dhe lokal. Nëse kryetaret mund të jenë të interesuar ta kene pushtetin më të madh kjo është një beteje që të bëjmë më të mirën për vendin,une besoj se duhen gjetur variante të mira. Kriza në Shqipëri nuk zgjidhet as me reformen zgjedhore as me atë ne drejtesi, por do nje kompleks gjerash sepse ka nevojë për reformë zgjedhore që duhet të shikohet dhe ajo territoriale. Ka nevoje per reformen ne drejtesi, pasi nuk ka gjykatë kushtetuese dhe jane gjera të lidhura dhe komplekse që ke nevoje per te pas burra shteti që mendojne per Shqiperine, por per hajdut keshtu do shkoje kjo pune do marre kohen e vet derisa te ndergjegjesohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *