Autoritetet shëndetësore në shtetin jugor të Keralas në Indi janë të shqetesuara për një shpërthim të virusit te quajtur “Nipah”.

 

Ai është cilësuar më vdekjeprurës se sa koronavirusi, dhe se fundmi i ka marrë jetën një djali 12-vjeçar.

 

Kjo është hera e dytë në tre vjet që shfaqen raste të virusit, ndërsa sipas shkencëtarëve, bartësit natyralë të tij janë lakuriqët e natës.

 

Virusi “Nipah” u zbulua për herë të parë në Malajzi në vitin 1999, ndërsa numri total i viktimave raportohet të jetë 260.

 

Sipas ekpsertëve, Covid-19 ka një shkallë fataliteti prej 1 deri në 2 për qind, ndërsa vdekshmëria nga infeksionet e Nipah mund të jetë deri në 75 për qind.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *