Monedha kriptografike Ripple u rrit me shpejtësi të Premten e fundit të 2017-ës duke u vlerësuar në total me 86 miliard dollar.

 

Vlera e Ripple u rrit me 55.9% në 2.24 dollar për monedhë në këto momente që po shkruajmë.

 

Plot 38.7 miliardë monedha Ripple janë në qarkullim ndërsa numri maksimal i tyre është 100 miliardë.

 

Ethereum u zhvendos në vendin e tretë për nga vlera totale e tregut prej 69 miliard dollarësh.

 

Megjithatë bitcoin ngelet lider i pakontestuar në botën e monedhave kriptografike si aseti më me vlerë pavarësisht alternativave të shumta që kanë nisur rrugëtimin e tyre në 2017-ën.

 

Ripple filloi si një rrjet pagesash bazuar në blockchain. Mbi 100 banka përdorin rrjetin e pagesave të Ripple e shumë të tjera pritet ti bashkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *