Subscribe

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rihapë çështjen ‘Gërdeci’, duke pranuar kërkesën e SPAK që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të përballet me drejtësinë për shpërthimin tragjik të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona.

Më herët Shkalla e Parë kishte vendosur për Mediun, pushimin e hetimeve në lidhje me shpërthimin e Gërdecit, por SPAK e ankimoi vendimin.

Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija, në një reagim pas vendimit tha se pas 12 vitesh u hoq një pengesë juridike absurde.

Pas 12 vitesh më në fund kjo pengesë hiqet dhe çështja mund të nisë. Çështja është shumë e gjatë dhe e komplikuar. Edhe Mediu do të bëjë veprimet e veta juridike në bazë të legjislacionit. Jemi ende në fillim. Lajmi i mirë është se është hequr një pengesë absurde juridike. Të gjithë argumentet e shkallës së parë kanë qenë të gabuara.
Në kërkesën e vet të parë, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore, imuniteti ishte hequr si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, çka i hapte rrugë gjykimit.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar përmes avokatit të tij Ardian Visha duke e konsideruar këtë vendim si antikushtetues. Sipas tij nuk ndodh që një gjykatë më e ulët të hedhw poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Në reagim nënvizohet fakti se pasi të njihen me këtë vendim, do të reagojnë në rrugë ligjore, duke nënkuptuar ankimimin në Gjykatën e Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *