Subscribe

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka votuar këtë të diel në zgjedhjet e brendshme për drejtuesin e ri.

 

Në një prononcim për mediat, Kadilli iu ka bërë thirrje demokratëve që të shkojnë në masë për të votuar, duke e cilësuar 13 qershorin një moment për të reflektuar.

 

“Është një moment shumë i rëndësishëm për PD, i ftoj të gjithë të marrim pjesë, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë”, tha Kadilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *