Sot, në qytetin e Lezhës u hapën dyert për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti tragjik i 26 nnëtorit të vitit 2019.

 

Kreu i qeverisë tha se ky është një moment i veçantë për familjet e para që po futen në shtëpi, ndërsa shtoi se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra dhe se të gjitha gjërat që ka premtuar do të realizohen.

 

“Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta. Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *