Gjatë takimit të zhvilluar në Rrëshen, kryeministri Edi Rama tha se do të jetë një nga njësitë administrative model në përfundim të programit të rindërtimit.

Ndërsa inspektoi nga afër punimet që po realizohen, kreu i qeverisë theksoi se infrastruktura është drejt përfundimit.

Rama u njoh gjithashtu me ecurinë e projektit, i cili pritet të përfundojë në fund të vitit dhe se do t’i japë Mirditës një cilësi të re urbane.

“Është bërë goxha progres nga hera e fundit që kam qenë këtu. Duhet të punojmë pa pushim, sepse tani është dhe koha shumë e përshtatshme”, tha ai.

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndres Dedaj u shpreh se puna për ndërtimin e infrastrukturës pritet të mbarojë brenda tre javësh.

“Po punohet për sistemin e kanalizimeve. Besoj që do jetë ndër zonat më të bukura në Shqipëri, me lulishte, parkim për makinat, trotuare, ndriçim”,  u shpreh kryebashkiaku.

Zona e re rezidenciale që po ngrihet përfshin 35 banesa individuale dhe 68 apartamente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *