Kryeministri Edi Rama dha lajmin se 160 apartamente do të jenë gati për të pritur qytetarët në Kurbin brenda marsit të 2021. Përmes një postimi në “Facebook”, shefi i qeverisë premtoi se do të nisë puna edhe për ndërtimin e 211 banesave indivduale. Ai deklaroi se Kurbini do të bëhet edhe me një shkollë të re brenda 2020, e financuar nga qeveria shqiptare.

 

“Angazhuar 8 kompani shqiptare, krahas kompanisë turke që po vijon punimet në kantierin 1 të lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi; Ka nisur puna me infrastrukturën, për ndërtimin e mbi 200 apartamente të tjera me fondet e qeverisë shqiptare, në kantierin 2 të lagjes së re, ku do të zgjidhet përfundimisht edhe sistemimi i përroit të qytetit, shkaktar përmbytjesh prej dekadash; Nisin së shpejti 211 banesa individuale; 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje; Përfundon 1 shkollë brenda vitit 2020 me fondet e qeverisë shqiptare. Nisin së shpejti edhe 9 objekte arsimore nga të cilat 2 të financuara nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e donatorëve; Nis puna së shpejti edhe për rindërtimin e spitalit të qytetit dhe godinës së bashkisë.”

 

 

Edi Rama u shpreh se 1.820 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë. Kurse 1.615 familje, sipas kryeministrit, shërbehen me bonus qeraje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *