Subscribe

Suedia do t’i dhurojë 5.6 milionë euro Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi pasoja tragjike. Shifra e ofruar është bërë e ditur nga ministri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Peter Eriksson, i cili ndodhet në Bruksel në Konferencën e Donatorëve.

 

“Tërmeti i nëntorit në Shqipëri ishte një katastrofë e madhe. Sot, vende nga e gjithë bota do të takohen për të treguar mbështetjen e tyre në procesin e rindërtimit. Suedia do të ofrojë 5.6 milionë euro në total”, shprehet Eriksson.

 

Ndërkohë, Kroacia ka ofruar 1 milionë euro për rindërtimin, ndërsa ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok konfirmoi se do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro. Britania Madhe do të japë një shumë prej 1 milionë paund.

 

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian dha 100 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë, ku nuk përfshihen 15 milionë eurot e të dhuruara nga Komisioni Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *