Subscribe

180 familje, banesat e të cilave u shembën nga tërmeti i dy viteve më parë, do strehohen brenda muajit mars në apartamentet e reja që po ndërtohen me financim nga qeveria turke në qytetin e Laçit.

 

Në një intervistë të dhënë për Vizion Plus, kryebashkiakja Majlinda Cara deklaroi se më fillimin e këtij viti do nis puna dhe për ndërtimin e 465 shtëpive individuale si dhe për riparimin e 36 pallateve dhe 180 objekteve kolektive.

 

“MAJLINDA CARA 

KRYEBASHKIAKE E LAÇIT

Gjithashtu ka përfunduar një objekt arsimor. Ndërkohë që pritet dhe përfundimi i gjimnazit. Në proces është dhe ndërtimi i tetë institucioneve arsimore. Ka qenë një vit i vështirë me sfida të forta, por tashmë jemi në hapat e duhura për t’i kthyer banorët e Kurbinit në banesa më të mira më të forta.”

 

Sa i takon procesit të rindërtimit,kryebashkiakja Cara tha se punimet në ‘zonën 1’ të qytetit pritet të përfundojnë brenda muajit gusht.

 

“Kurbini është kthyer në një kantier ndërtimi, po punohet intensivisht në zonën njish njish ku po ndërtohen 522 apartamente. Ndërkohë që po punohet paralelisht dhe në zonën njësh dysh ku ka filluar infrastruktura e qytetit sistemimi i përroit dhe shumë shpejt do fillojë procesi i 200 apartamenteve të reja dhe në këtë zonë.”

 

Në bashkinë e Kurbin janë rreth 1600 familje që po trajtohen me bonus qiraje dhe që presin të hyjnë në banesa të reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *