Subscribe

Ky sezon veror po shënon një numër rekord të pasagjerëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, të pahasur më parë.

 

Të dhënat nga aviacioni civil tregojnë se gjatë muajit korrik ky numër arriti në 608 mijë, ndërsa gushti pritet të kulmojë në mbi 700 mijë pasagjere.

 

Rritja e ndjeshme ka bërë që numri i fluturimeve në një ditë në aeroport të arrijë nivelin rekord për dhe nga Rinasi.

 

Kreu i aviacioni civil Maksim Ethemaj në një intervistë për Vizion Plus thotë se pritshmëri të janë që këtë vit, numri total të kalojë mbi 4.2 milionë.

 

Ne arritëm numrin rekord këtë të hënë në 164 fluturime ditore, për dhe nga Shqipëria. Nga të dhënat e përpunuara në korrik kemi patur 608 mijë pasagjerë ndërsa në gusht kemi një parashikim se do të arrijë në 710 mijë. Ndërsa si 6 mujorë mund të them se kemi 49% rritje pasagjerësh krahasur me 2019 si viti më I mirë që kemi patur – sqaron Ethemaj.

 

Rritja e ndjeshme e fluturimeve dhe destinacioneve ka sjellë edhe një rikonfigurim të tregut. Italia vijon të dominojë, por me rënie krahasuar me vitet e mëparshme. Risia këtë vit është shtimi i pasagjerëve nga Anglia me rreth 9 fluturime në ditë.

 

Italia ka patur pjesën më të madhe të tregut në 2018 me 68%, për shkak edhe të numrit të madhe të emigranteve. Ky shtet vijon të dominojë por tashmë pesha ka rënë në 42%, ndërsa ka rritje të ndjeshme Anglia me 9 fluturime në ditë dhe me 450 mijë bileta të shitura. Rritje të ndjeshme të tregut ka pësuar edhe Gjermania me 20 % -shpjegoi Maksim Ethemaj

 

Aktualisht aeroporti “Nënë Tereza” lidhet me 75 destincione nga 38 në 2018, ndërsa vitin tjeter kjo shifër pritet të rritet, me një shtim të fluturimeve nga Spanja dhe shkak do të jetë hapja e hotelit më të madhe në vend, Melia në San Pietro resort në Gjirin e Lalzit.

 

Vitin tjetër do të ketë ndryshime cilësore, pasi kompanitë po rrisin flotën e avionëve. Do të kemi 3 fluturime në javë nga Lisbona dhe 3 nga Madriti dhe shkak për këtë do të jetë hapja e bredit të hotelit të njohur Melia, I cili parashikohet të bëhet funksionalë në 6 mujorin e parë të vitit.

 

Aviacioni konsiderohet si treguesi më domethënës i turizmit. Sipas të dhënave nga shoqata e transportit ajror, 87 % e pasagjerëve përdorin avionin për turizëm.

 

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *