Subscribe

Tirana International Airport do të ulë tarifën e pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 euro. Ky vendim vjen nga kompania shqiptare “Kastrati Group”,  e cila tashmë zotëron 100% të kapitalit aksionar.

 

COSTANTIN VON ALVERSLEBEN

DREJTOR I PERGJITHSHEM EKZEKUTIV, TIA

Tirana International Airport ka patur një vendim dje për të ulur tarifën e pasagjerit nga 12.5 euro  në 10 euro dhe sigurisht kjo përkthehet në një kosto më të lirë për kompanitë ajrore të cilat përcaktojnë çmimin e biletës. Ne presim që çmimi i biletës të jetë më i reduktuar, gjë që mund të përkthehet në më shumë udhëtime për pasagjerët, pasi kostoja do jetë me e ulët dhe do të ketë numër më të lartë pasagjerësh.

 

Ambicia e aksionerëve të rinj të “Kastrati Group” është të investojnë 100 milionë euro në infrastrukturë dhe kapacitete akomoduese.

 

Është një paketë investimesh afatgjata. Gjithashtu është përpiluar një plan investimi që do të prekë pistën, zgjatjen e pistës, rrugët lidhëse dhe sigurisht është një plan akomodimi për dyfishimin e  numrit të pasagjerëve nga TIA nga 3 në 6 milionë pasagjerë në vit.

 

Objektivi i ri i “Kastrati Group” është prania e kompanive të tjera low cost.

 

Tërheqja e kompanive low cost është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse është një treg që po rritet shumë shpejt, ndërkohë  aktualisht TIA ka kompani low cost.

 

Përveç uljes së tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të kontratës koncensionare është liberalizimi i tregut të karburantit  të avionëve, që për rrjedhojë do të sjellë ulje të çmimit të biletave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *