Plani i Rindërtimit do ta shndërrojë jo vetëm në një qendër të re ekonomike, sociale dhe kulturore por do t’i ndryshojë edhe emrin.

Nga Kombinat do të quhet Kombinart. Transformimi i kësaj zone, njëra prej të dëmtuarave nga tërmeti në Tiranë, përfshin fillimisht strehimin e 8500 banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan dhe deri në 2030 rritjen e popullsisë me 20 mijë.

Kombinati që synon të zhvillojë Rilindja i prezantuar në formatin tre dimensional do të funksionojë me pesë sheshe dhe në vëmendje do të ketë jetën kulturore, hapësirat për fëmijët dhe mjediset e dedikuara për artizanët.

Pa u ndalur konkretisht në rindërtimin e kombinatit, kryeministri Edi Rama, foli për nisjen e shtëpive individuale brenda pak ditësh në disa prej bashkive të prekura nga goditja sizmike.

Për kreun e qeverisë është çasti për t’i transformuar këto zona dhe për t’i kthyer ato në pikëtakimi për turizmin, me objektiv kryesor strehimin e të gjithë atyre që sot jetojnë në çadra apo me qira.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Projekti i Kombinatit tregon shumë për atë që ne duan të bëjmë. I jam falënderues Markos dhe Stefano Boerit, apo edhe Mario Kuçinelës për projektin e Spitallës, projekte masive edhe për qytete të mëdha të Europës. Janë ndërhyrje realisht masive dhe shumë të ndërlikuara që na japin mundësi të akomodojmë njerëzit që janë pa shtëpi, institucionet e dëmtuara që faktikisht janë një numër jo i vogël, si dhe të krijojmë një infrastrukturë të re”

Akuzave se qeveria e tij përveç projekteve ndërtuese në 3D, nuk i konkretizon ato në terren, kreu i qeverisë iu përgjigj duke akuzuar paraardhësit për mospërfundim të asnjë projekti në infrastrukturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *