Subscribe

Ka përfunduar procesi i rikonstruksionit të Muzeut të Arsimit – Mësonjëtorja në Korçë. Godina historike iu nënshtrua për gati tre viteve një reasturimi të thellë, e po ashtu edhe procesit për të ndërtuar linjën muzeale të saj.

Spostimi i instalacionit të “ABC”në një pikë tjetër të godinës, solli regaimin e disa prej artistëve në Korçë, megjithatë ministrja për këtë çështje ka këtë përgjigje.

“Jam e kënaqur që ne çdo detaj kemi arritur të lidhim të bukurën artistike me simboliken e saj, unë e shikoj të lidhur ngushtë me rrënjët e tokës. Keq kur vë beton dhe keq kur heq beton. Indinjatën e kam dëgjuar nga pak persona, nuk i është hequr asgjë nga vlera që mbart simboli i një vepre të tillë artistike, ajo është kthyer në një element akoma më të vyer në momentin, ndërsa në këtë hapësirë tashmë çdokush mund të ulet dhe të diskutojë dhe të shpreh me shumë mbi dijen e mësonjëtores. Ashtu si Udha e Shkronjave, që ishte e vendosur nën hyrjen e shkallës është kthyer po njësoj në një aktor në këtë hapësirë të madhe”, u shpreh Elva Margariti. 

Statusi i këtij monumenti kulture të kategorisë së parë, mbetet ende ne diskutim. Çfarë duhet të përmbushë ky muze dhe kur do të kemi një hap për ta shëndërruar atë në muze “Kombëtar”?

“Kemi gjetur një kapicë me letra për të qenë një muze kombëtar, duhet të kalojë disa gjëra të tjera dhe duhet të ketë një njësi të kërkimit shkencor, qendra e studimeve albanologjike na është afruar, aktorët janë hap i radhës.”

Muzeu i Arsimit-Mësonjëtorja, mbetet një nga pikat më të vizitueshme në qytetin juglindor, i cili tashmë do të jetë i hapur për të pritur vizitorët e parë pas rikonceptimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *