Subscribe

Zana Çela është pritur me duartrokitje nga artistët e Operas dhe Baletit. Askush tjetër veç nxënësve të shkollave kur interpretonte ansambli, nuk e kishte mbushur plot hollin e Teatrit më të madh në vend.
Çela rikthehet per here te dyte ne krye te këtij institucioni, por me e sigurt dhe me një platformë tjetër, me të tjera ide dhe më e vendosur për të jetësuar artin e këtij teatri edhe jashtë godinës ku gjallon aktualisht.
Sipas saj, TKOB vuan nga metoda të vjetra të menaxhimit. E megjithatë faji, sipas çelës nuk është i paraardhësit të saj, Kernit, të cilin ajo e vlerëson për punën e bërë gjatë tre viteve. Një teatër kozmopolit, që nënshkruan e bashkëpunon me teatro europianë dhe më shumë sponsorë përtej buxhetit të miratuar, janë dy pika të tjera të rëndësishme të platformës së saj. Prezantimi i drejtoreshës së re të këtij institucioni është prezantuar nga vetë Ministrja e Kulturës, Kumbaro, e cila përpara u kërkoi artistëve ta mirëprisnin atë siç bënë me Kernin tre vite më parë dhe i siguroi ata se nuk do të ketë asnjë lëvizje nga TKOB. Sa i përket rikonstruksionit të TKOB, ministrja siguroi se plani tanimë është gati, por programi artistik i këtij institucioni do të vijojë të gjallojë në godinën e vjetër deri në fund të vitit, çka nënkupton se rikonstruksioni i tij nuk do të fillojë përpara janarit të 2017-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *