Subscribe

Rikthimi i sporteve ujore dhe në vecanti sportit të kanoes në një traditë në Pogradec, krijimi i ekipeve kombëtare në Pogradec si dhe organizimi i garave ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut është kjo nisma e Federatës së Kanotazhit në vendin tonë e prezantuar së fundi në qytetin liqenor.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije presidenti i Federatës së Kanotazhit në vendin tonë,  Sokol Topciu, i cili tha se në varësi të situatës së krijuar nga pandemia, do të shihet mundësia e ngritjes së klasave sportive në Pogradec si dhe mbajtja e aktiviteteve ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat simotra në liqenin e Ohrit.

Aleksandër Filipi, një i ri pogradecar i apasionuar pas sporteve ujore kërkon të sjellë traditën e kanotazhit në qytetin e tij. Sipas tij, do të ketë një gamë të gjerë sportesh që do të hyjnë si risi në Pogradec, duke filluar me kanotazhin që do të kthehet në traditën e qytetit liqenor.

Në kuadër të kësaj nisme është zhvilluar në liqenin e Ohrit në Pogradec gara e parë e këtij sporti, me moshat 15 vjecare, ndërsa aktivitete të tjera të kësaj natyre pritet që të shoqërojnë Pogradecin përgjatë sezonit veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *