Subscribe

Nje mbrëmje e pushtuar nga melankolia dhe romanticizmi, ishte ajo e djeshmja ne Kendo Kengen time ne Vizion Plus. I cilësuar si djali me romantik i viteve ’90, Redon Makashi ishte protagonist ne natën e 7-te te spektaklit te muzikës se vërtete shqiptare ne Vizion Plus.

 

8 nga këngët me te bukura te repertorit te tij u sollën përmes zërave te këngëtareve te rinj, interpretimi i te cilëve emocionoi këngëtarin duke e rikthyer ate vite pas.

 

Redon Makashi, këngëtari me nje repertor te pasur këngësh, që kane brenda gëzim, dashuri, aventura, dhimbje dhe reflektim për vitet që kanë ikur dhe ato që do të vijnë, ka rrëfyer nder te tjera detaje te panjohura nga jeta e tij artistike, daljen e pare ne skene, marrëdhënien me festivalin si edhe planet e tij ne te ardhmen

 

Nje mbrëmje e veçante qe nuk do te mund te mbyllej pa interpretimin e protagonistit te saj. Ndërkohe muzika do te vazhdoje te jete ende kryefjala e te enjteve ne Vizion Plus, ku ne Këndo Këngën Time do te zbres Eranda Libohova, nje tjetër ze i spikatur i muzikës se lehte Shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *