Subscribe

Mes 25 të infektuarve të raportuar këtë të martë nga Ministria e Shëndetësisë, 15 raste janë punonjës të një call-centeri në Tiranë.

Call-centeri ka qenë një nga sektorët më të rrezikuar, pasi është më i ekspozuar ndaj përhapjes së koronavirusit.

Shpesh ata kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me mbarëvajtjen e procesit të punës në një ambient ku detyrohen të punojnë me shumë punëtorë.

Të prekurit e rinj janë kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Rastet e konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar në Tiranë dhe Durrës. Në total, ka shkuar në 1029 numri i të infektuarve me COVID-19 në vend.

Po ashtu, mengjesin e së martës ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur një 69-vjeçar me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *