Deputeti demokrat, Lulzim Basha ka uruar Donald Trump për fitoren dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një urimi në platformën X, Basha thotë se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është historik dhe shpreh bindjen se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të vijoojnë të thellohen.
“Urime të përzemërta Donald Trump për fitoren e madhe dhe rikthimin historik politik në Shtëpinë e Bardhë. Jam i sigurt se miqësia dhe aleanca e madhe e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të thellohet, falë mbështetjes së palëkundur të popullit amerikan. Në çdo hap vendimtar të historisë së kombit tonë, shqiptarët janë bekuar nga mbështetja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm të lirisë dhe demokracisë, të bashkuar në besimin dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe besimeve tona të përbashkëta”, shkruan Basha në platformën X.
Warm congratulations @realDonaldTrump for the great victory and the historic political comeback to the White House. I am certain that the great friendship and alliance of Albania with the United States will experience new heights, thanks to the unwavering support of the American…
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 6, 2024





