Pas dy javësh pushim, rikthehet në ekranin e Tring , kampionati më i dashur për tifozët, Serie A. Vëmendja maksimale shkon tek ndeshja Inter –Lazio, kur të dyja skuadrat kanë objektiva maksimal këtë sezon. Trajneri Simon Inzaghi rikthehet në Romë, por këtë herë kundërshtar me ish-skuadrën e tij. Italiani kaloi një kohë të gjatë në krye të pankinës së kaltër, megjithatë tani ka një tjetër pozicion dhe synon të ruajë titullin kampion në Milano. E vetmja mungesë për të është Sensi i dëmtuar, ndërsa kryeqytetasit kanë rikuperuar Imobbilen dhe Acerbi mungon për shkak kartonësh.

 

Nga ana tjetër, Milan sfidon të shtunën në mbrëmje Veronën me një infermieri të mbushur me dëmtime. Gardiani Majk Menjo, Florenci, Mesias, Bakajoko dhe së fundmi Theo Hernadez, i infektuar me Covid-19, mbeten dhimbje koke për teknikun Stefano Pioli. Megjithatë sipas tij, kuqezinjtë kanë lojtarët e duhur për ta mundur Veronën në shtëpi.

 

Edhe e diela premton ndeshje të bukura, ku mes të tjerash veçohen Juventus-Roma dhe Napoli-Torino. Zonja e vjetër kërkon të ndryshojë fytyrë, edhe pse duhet të bëjë llogaritë pa Moratën e dëmtuar dhe Rabiot i infektuar me Covid-19. Ndërsa shqetësuese duket gjendja dhe tek Roma që vuajnë mungesën e Abraham, Smalling dhe Spinazzola të dëmtuar.

 

Ndërkaq Napoli, skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A pas 7 javësh, do të presë në shtëpi Torinon për të thelluar dhe më shumë dieferencën me vendet e tjera. Një ndeshje që sheh favoritë padyshim napolitanët, pasi Torino vjen me gjysmën e skuadrës, pasi dy nga lojtarët më të rëndësishëm të saj si Beloti apo Zaza janë të dëmtuar.

 

Ndërkaq, vendimi i fundit i qeverisë italiane ka gëzuar botën e sportit, pasi që këtë fundjavë stadiumet do të rrisin kapacitetin e lejuar për tifozët nga 50 % në 75 %, ndërsa deri në fillimit të muajit dhjetor parashikohet hapja e plotë e tyre vetëm për tifozët e vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *