Kampionati më i ndjekur për tifozët shqiptar dhe jo vetëm, Serie A, vjen këtë të shtunë në ekranin e Tring me të tjera duele të bukura. Lufta për titull është bërë dhe më e fortë për këtë arsye çdo ndeshje premton emocione dhe spektakël për të gjithë teleshikuesit.

 

Juventus -Atalanta është një ndeshje e madhe, që mund të ndikojë shumë dhe për ecurinë e dy skuadrave në kampionat. Zonja e vjetër u trondit jo pak mbrëmjen e të premtes, kur autoritet ku dyshojnë se janë bërë bilance të rreme financiare sa u përket transferimeve të tri viteve të fundit, ndërsa në hetim është marrë dhe presidenti Anjeli. Megjithatë siç komunikoi dhe tekniku Massimiliano Alegri këto janë punë që i takojnë klubit , fitorja është detyra e tyre. I vetmi problem për trajnerin italian mbetet mungesa e Danilos, De Siljos dhe Ramsej. Tek Atalanta vuajnë mungesën e Hatebor, ndërsa Gosens e Zapakosta janë në dyshim. Dueli luhet këtë të shtunë në orën 18:00 në Juventus Stadium .

 

Në darke Interi ka një duel të lehtë në letër përballë Venecias në tranfertë. Dy skuadra me objektiva tërësisht të kundërt do të matin forcat këtë mbrëmje me synimin e vetëm për të fituar. De Vraj dhe Sancez mbeten shqetësimi kryesor për teknikun Inzaghi, megjithatë siç konfirmoi dhe në prag të sfidës, duele të tilla mund të shërbejnë për ti dhënë mundësinë dhe talenteve të rinj në skuadër.

 

Ndërkohë të dielën, Napoli -Lazio është superfida e mbrëmjes . Napolitanët kërkojnë të kthehen tek fitorja pas asaj humbje me Interin një ndeshje më të parë edhe pse përballë kryeqytetasve të Lazios nuk do e kenë aspak të thjeshtë. Skuadra e Spalletit ka një lumë me mungesa duke filluar nga lojtarë të rëndësishëm siç janë, Insinje, Osimhen, Zanioli e Politano, ndërsa Lazio vjen me formacionin më të mirë.

 

Nga ana tjetër Milani kërkon të përfitojë nga ky duel dhe sfidon Sassuolon në San Siro. Shqetësim për tekniku Pioli mbeten mungesat e Kastijehos, Kalabrias dhe Rebic, ndërsa Zhiru pas dëmtimi në ndeshjen e fundit në Madrid është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për skuadrën.

 

Duelet e kampionatit italian mund ti ndiqni ekskluzivisht në platformën TRING.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *