Gjatë natës duke u gdhirë kjo e dielë, sistemi Tims në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, i është rikthyer normalitetit.

 

Policia bëri të ditur se të dyja pikat e kalimit të pasagjerëve tashmë punojnë pa asnjë pengesë. Megjithatë, ekspertët janë ende në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo të papriture.

 

Një ditë më parë, sulmi kibernetik në pikat kufitare çoi në kaos sistemin tims jo vetëm në rinas, por edhe në pikat kufitare tokësore e portuale. Madje u bllokua edhe shërbimi i numrit të emergjencës në polici.

 

Autoritetet po hetojnë ndërkohë për të zbuluar se çfarë demi është shkaktuar nga sulmi kibernetik dhe kush qëndron pas tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *