Kjo e martë rikthen kompeticionin më të bukur të futbollit europian, Uefa Champions League.

Edhe pse janë vetëm ndeshjet e treta në grup, rëndësia e kësaj mbrëmje është e një tjetër niveli. Supersfida është në grupin G, ajo me Liverpoolit kryesues dhe Atletiko Madrid. Një ndeshje ku spektakli është i garantuar, pasi spanjollët nuk kanë çfarë të humbin me Suarez e Griezmann, që sfidojnë treshen e frikshme të Reds me Salah, Firminjo, Mané.

Një tjetër situatë paraqitet për Milanin që nuk ka regjistruar akoma fitoren e parë në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë përballen në Portugali me Porton në një ndeshje ku i vetmi objektiv është fitorja.

Ndonëse me një infermieri të stërmbushur, ku së fundmi listës së gjatë i është shtuar dhe Ante Rebic, tekniku italian Stefano Pioli me shumë gjasa do të luaj që nga minuta e parë me Oliver Zhiru, ndërsa pritet të ketë minuta dhe për Zlatan Ibrahimovic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *