Champions League luan sonte 8 duelet e javës së  parafundit të fazës së grupeve. Vëmendja është e gjitha tek Milan që do të zbarkojë  në Zagreb. Kuqezinjtë duhet të luftojnë për fitore, për të mbajtur shpresën gjallë për kalimin e 1\8 dhe më pas të luajnë gjithçka kundër Salzburg në shtëpi. Ndërkohë që ky i fundit do të përballet sonte  me Chelsean, i cili kryeson grupin E.

 

Edhe Juventusit i kërkohet të marrë 3 pikët e plota përballë Benfikës. Bardhezinjtë duhet të bëjnë të pamundurën për të mbajtur derën hapur për raundin tjetër. Ndërkohë  Benfikes i duhet vetëm një pikë përballë Juventusit  për ti garantuar  vetes kalimin në 1/8 .

 

PSG do të luaj përballë Maccabi Haifa, ku mund të konsolidojë vendin e parë nëse merr një fitore në shtëpi. Ndërkohë që Real Madrid  i cili e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër ,do të luaje përballë Leipzig. Kjo ndeshje do të vendos se kush mes Leipzig dhe Shaktar i cili do të ndeshet  me Selltik do të kalojnë në 1/8.

 

Në grupin G Dortmund pret sonte Manchester Cityn. Të dyja ekipet e kanë të siguruar fazën tjetër të Champions dhe luftojnë për vendin e parë në grup. Në të njëjtin grup spanjollët e Sevillias do të ndeshen me Kopenhagen, një përballje që nuk do ti sjell asgjë këtyre ekipeve. 7 nga 8 ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të transmetohen në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *