Fëmijëria e shumë prej nesh, ka në kujtime edhe këngët e Anila Mimanit. ‘Eh ta dish sa shumë të dua”, “Ma ka thene dhe horoskopi” apo “Digjesh zjarr”, ishin hitet e atyre viteve e dëgjoheshin kudo!

 

 

Të gjtihë e përqafuan shumë shpejt muzikën e saj. Por Anila Mimani, na braktisi!

 

 

Për një kohë shumë të gjatë, këngëtarja qëndroi larg notave të muzikës. Ajo u zhvendos në Zvicër për të nisur jetën e saj, duke iu përkushtuar tërësisht familjes, e tashmë  është nënë e dy vajzave simpatike.

 

 

Por atëherë kur nuk e prisnim, Anila Mimani rikthehet në tregun muzikor shqiptar.  ‘Ti nuk e di’ është kënga më e re e publikuar, e cila në vetëm dy ditë ka marë 88 mijë klikime në Youtube. Anila shfaqet me ne forme se kurre, e zeri e saj melodioz na rrembeu edhe njehere.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *