Tensionet në Mesdhe janë rritur sërish. Këtë herë ishte ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili gjatë një konferencë në Ankara me ambasadorët turq tha se, me lejen e Zotit, nxënësit e shkollave ushtarake turke do të notojnë sërish në ishullin grek te Kastelorizos.

 

Akar pohoi se Greqia nuk duhet ta mendojë luftën por shpesh ajo ndodh.

 

HULUSI AKAR

 

MINISTRI TURK I MBROJTJES

 

Greqia ka nisur lojën e armatimit, por ne shohim që armët janë të dorës së dytë. Ne i bëjmë thirrje që të përmbahen nga një qasje populiste. Ne u themi grekëve të mos e mendojnë luftën me ne. Lufta është matematikë, ju jeni mjaft të fortë për t’u mbrojtur, por jo për të na sulmuar.

 

Akar pretendoi se po i përgjigjej një ministri grek, i cili kishte pohuar më herët se Greqia është tepër e fortë për Turqinë.

 

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga pala greke, e cila me anë të zëdhënësit të qeverisë tha se Greqia është vigjilente dhe do të veprojë me maturi në çdo rast për të siguruar paqen në rajon.

 

YANNIS OIKONOMOU

 

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

 

Retorikë e ekzagjeruar dhe një ankand sfidash që nuk i shtojnë asgjë më shumë marrëdhënieve greko-turke. Gjithmonë përballë sfidave dhe retorikeve të tilla qeveria greke ka treguar se është e pozicionuar me qetësi dhe vendosmëri.

 

Ai shtoi se të drejtat kombëtare greke do mbrohen në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe se bota e di se Greqia është faktor stabiliteti dhe në anën e së drejtës ndërkombëtare.

 

Ishull Kastellorizon ndodhet vetëm 2 kilometra larg brigjeve të Turqisë dhe shpesh herë është bërë mollë sherri mes dy vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *