Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Bashkimit Europian, me vlerë deri në 7.5 miliardë dollarë.

 

Taksat të cilat janë planifikuar të hyjnë në fuqi më 18 tetor, do të vendosen qw nga industria e avionwve në masën 10%, e deri tek bujqësia me 25%.

 

Komisioni Europian ka paralajmëruar se nëse SHBA vendos të tilla tarifa, BE do të hakmarret me të njejtën monedhë.

 

Unioni ka propozuar vendosjen e tarifave deri në 20 miliardë dollarë ndaj mallrave amerikane, megjithatë mediat britanike shkruajnë se palët mund të arrijnë një marrëveshje tregtare, para se masa të hyjë në fuqi.

 

Por kush do të preket nga këto tarifa? Masat e reja do të aplikohen për importet nga Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe.

Analistët vwrejnw se janë qytetarët dhe tregtarët ata që do të vuajnë pasojat e një mosmarrëveshjeje tregtare që do të rezultojë në rritjen e cmimeve të biletave, por edhe tw kostove nw prodhimin e avionëve.

 

Masat e SHBA për tarifat ndaj mallrave që synojnë tregun amerikan kanw nisur që në vitin 2004. Por me ardhjen e presidentit Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe me prezantimin e palnit të tij “Amerika e Para”, ai vendosi të ndjekë politika në mbrojtje të prodhuesve dhe  punëtorëve amerikanë.

 

Në vitin 2018, administrata e Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 25% pwr ë çelikun dhe 10% pwr aluminin për mallrat e importuar në SH.B.A. Bashkimi Europian u kundëpergjigj me taksa deri në 2.8miliardë euro për produktet amerikane qershorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *