Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës ne zonat malore të vendit këtë të hënë.

 

Reshje te shumta pati ne Bulqizë e Peshkopi, ku trashsia e borës arriti në disa centimetra. Nga reshjet janë shkaktuar probleme me levizjen ne zonat e thella malore, ndersa akset kryesore jane te kalueshem pa problem.

 

Reshje bore u shënuan edhe ne zonat malore te qarkut të Korçës dhe atë të Kukësit. Ulja e temperaturave parashikohet te vijojë edhe ditën e martë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *