Subscribe

Rikthehen reshjet në disa zona në juglindje të vendit. Burime zyrtare bejnë me dije se trashësia e borës në Dardhë ka shkuar në 15 cm ndërsa në Qafën e Qarrit 10 cm ndërsa në Voskopojë 5 cm.

 

Në kushte të tilla autoriteti rrugor i juglindjes i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që në këto akse kalimi bëhet vetëm me zinxhirë ndërsa nga Kapshtica në Qafë Thanë kalohet pa probleme.

 

Burime zyrtare nga prefektura bëjnë të ditur se në disa fshatra të Devollit nga dita e djeshme ka probleme me energjinë elektrike. Probleme të tilla ka dhe në fshatra të zonave malore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *