Wuhan del nga izolimi dhe fillojnë “arratisjet” nga qyteti. Mijëra qytetarë janë larguar për të harruar karantinën që prej 23 janarit prej koronavirusit. Shumë njerëz u drejtuan në stacionet e trenave për të marrë trenin e parë dhe për t’u larguar.

 

Dhe shumë u drejtuan gjithashtu në stacion për të hipur në një nga trenat e parë duke u larguar. Shumë banorë kanë filluar të punojnë, por me masa sigurie sepse autoritetet kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një vale të dytë me raste të importuara.

 

Aktivitetet tregtare, dyqanet, restorantet, janë rihapur në javën e kaluar. Banorët ndjehen sërish të gëzuar.

 

Mjekët nga Universiteti Jilin u thonë lamtumirë, më në fund, me një përqafim, kolegëve të tyre në Wuhan ndërsa përgatiten të largohen nga aeroporti. Megjithatë, të gjitha përfaqimet bëhen me maska.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *