Banka e Shqipërisë reagon për rikonstruksionin miliona euro te ish-hotel Dajtit, por serish mban te fshehte kompaninë qe po kryen investimin.

 

Përmes nje njoftimi per shtyp institucioni me i larte bankar ne vend sqaron se punimet per rikonstruksionin e bankës kushtojnë 16 milion euro dhe projekti do te zgjasë tre vjet. Projekti është hartuar nga i njëjti arkitekt qe realizoi dhe godinën e bankës, Marko Petreski.

 

Pas miratimit te lejeve nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe nga Bashkia e Tiranës, nje vit me pare banka publikoi njoftimin ne nje  gazete ndërkombëtare per rikonstruksionin e ish- hotel Dajtit.

 

Sipas njoftimit brenda 30 ditëve, nga afati i përcaktuar per mbledhjen e ofertave, shprehen interesin 10 kompani.

 

Duke zgjedhur tenderin e kufizuar, banka ftoi 7 kompani në garë, por sërish nuk jep asnjë detaj ne lidhje me firmën që mori pjesë dhe fitoi.

 

Sipas Bankës se Shqipërisë ky informacion do te behet i ditur vetëm pas nënshkrimit te kontratës.

 

Ish-hotel Dajti, tashme prone e Bankës se Shqipërisë i ka kushtuar këtij institucioni vetëm për blerjen, 30 milion euro.

 

Kërkesën për transparencë e bëri së fundmi edhe anëtari i këshillit mbikëqyrës të bankës, Arben Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *