Subscribe

I njëjti ligjërim edhe për arrestimin e Leftës Allës, kryebashkiakut të Bulqizës. Partia Socialiste nuk mban asnjë përgjegjësi për të zgjedhurit e saj, kur atyre u kërkohet të përballen me drejtësinë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre.

 

Lefter Alla, është i dyti pas ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe që akuzohet nga SPAK për abuzim me tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës dhe shpërdorim detyre.

 

Lefter Alla nuk është i vetmi nga kryebashkiakët socialistë, që ka kapërcyer derën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të Organizuar.

Pasi Qerim Ismailaj, kryebashkiakun e Mallakastrës, Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit dhe e dënoi me 40 orë punë në komunitet, Taulant Balla tha se kjo nuk përbën ndalesë për moskandidimin e tij.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.

 

Për Arben Ahmetaj, kryetari i grupit parlamentar të PS, nuk u përgjigj. Ai nuk  qartësoi qëndrimin e PS-së ndaj ish-ministrit dhe numrit dy të qeverisë, që së fundmi Byroja Kombëtare e Hetimit i ushtroi kontroll në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetaj.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Unë i mbarova përgjigjet për sot.

 

Pesë ditë nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryebashkiakë për vendoret e 14 majit, si drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla konfirmoi Armando Subashin në krye të bashkisë Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *