Subscribe

Feruzan dhe Zamira Durdaj, prindërit e një prej 26 viktimave të Gërdecit, kërkojnë edhe rihapjen e kësaj çështjeje, duke kërkuar që pjesë e hetimit të jetë edhe ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në kërkesën depozituar në Gjykatëne Tiranës të cilën e disponon edhe “Vizion Plus”, familjaret e Erison Durdajt, djali 7 vjeçar që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm 11 vite më parë në Gërdec, kërkojnë revokimin e pushimit të ndjekjes penale për Fatmir Mediun.

Kërkesa bazohet në faktin se ish ministri i Mbrojtjes nuk është më deputet i Kuvendittë Shqipërisë dhe kjo kërkesë po bëhet brenda afatit ligjor.

Po ashtu, në kërkesë familjarët i referohen edhe disa shembujve konkretë të dhënë nga gjykatat ndërkombëtare.

Mbi bazën e këtyre fakteve, çifti Durdaj i kërkon gjykatës që te urdhërojë prokurorinë e Tiranës të vijojë hetimet dhe të çojë si të pandehur në gjykatë, ish ministrin Mediu.

Në 15 Mars të 2008, nga tragjedia e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria e Përgjithshme nisi menjëherë hetimet, ku në përfundim si të pandehur u morën 29 të pandehur.

Ngjarja tragjike u pasua edhe nga akuza politike ku në qendër të tyre ishte Ministri i Mrojtrjes, Fatmir Mediu.

Çështja u mbyll në Gjykatën e Lartë pa asnjë vendim dhe Mediu mori sërish mandatin e deputetit në 2009 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *