Kryeministri italian Giuseppe Conte shpërndau një mesazh shpresëdhënës për Italinë.

Duke qenë se vendi hyri në fazën e fundit të lehtësimit të masave, atë të hapjes së kufijve, Conte tha se është koha që Italia të buzëqeshë.

“Ne meritojmë të buzëqeshim, të jemi të gëzuar, pas disa javësh sakrificë të madhe. Tani është koha që vendi të miratojë reformat ekonomike”, tha ai.

Me më shumë se 33.600 vdekje dhe gati 234,000 raste që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, Italia ka qenë një nga vendet më të goditura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *