Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë te merkuren një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Ne parim ka nje dakortesi mes paleve mbi kete protokoll mirepo ende nuk ka nje vendim konkret nga qeveria pe diten kur mund nisin stervitjet ekipore qe jane baza e mundesise se rinisjes se sezonit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.

FSHF shpreson qe kampionati te rinise ne 31 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *