Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet prej disa ditësh në jug të Shqipërisë. Siç duket edhe nga fotot e siguruara, diplomati ka zgjedhur Jalën si destinacionin për të shijuar pushimet në këtë fillimgusht.

Ai ka ndarë disa herë me ndjekësit e tij në “Instagram” foto nga pushimet, duke treguar bukuritë e bregdetit shqiptar.

Ish-i dërguari i amerikanëve nuk është fotografuar vetëm, por në shoqërinë e partnerit të tij, Matt Lashey. Madje, ai ka publikuar edhe një foto ku pozojnë krah njëri-tjetrit, krahas të cilës shkruan: Shëtitje në mëngjes, kafe dhe një zhytje në det.”

Pak ditë më parë, diplomati u prit në Tiranë nga presidenti Ilir Meta, si dhe kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *