Subscribe

“Ricchi e Poveri”, grupi mitik Italian u ngjit mbrëmjen e së martës në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

 

Artistët italianë Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu performuan këngët më të bukura të tyre për publikun vlonjat që për 90 minuta nuk reshti së kënduari e kërcyeri.

 

Artistët shprehën falënderimet për pritjen e ngrohtë, ndërsa premtuan se do të rikthehen sërish në Vlorë.

 

ANGELA BRAMBATI – KËNGËTARE ITALIANE

Kishim te dridhura nga ky emocion me këte publik te mrekullueshem i cili kendonte me ne dhe ishte nje gje shume e bukur. Nuk gjej fjalet per të pershkruar emocionet dhe gezimin…..

 

ANGELO SOTGIU – KËNGËTAR ITALIAN

Për ne ky eshte nje emocion i madh. Na kanë kerkuar të vijmë edhe gjatë sezonit te veres ketu që te organizojme nje event te bukur në Lungomare ose ne shesh.Ne pranuam me dashamiresi dhe do shikojme te gjejme formulen e duhur por gjithsesi do vimë per pushime. Keshtu qe nese do vijmë per pushime këtu, mund te lindi dhe kenga per Vloren.

 

Spektatorët e konsideruan koncertin një ngjarje të bukur kulturore, por edhe një rikthim nostalgjik të muzikës italiane të viteve 80.

 

Artistët italianë u nderuan me titullin “Mirënjohje e qytetit” nga bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *