Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me përplasjen mes PD dhe LSI.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se LSI kagjynahet e veta, të cilat i pagoi shtrenjt në zgjedhje. Mes të tjerash, Manjani në mënyrë indirekte duket se paralajmëron edhe një bashkim të mundshëm mes PS dhe LSI, teksa thekson se LSI është në lidhje të natyrshme me PS, jo me PD.

“LSI ka gjynahet e veta, padyshim. I pagoi shtrenjtë politikisht dhe elektoralisht ato gjynahe. Edhe sot mendoj se LSI gaboi që nuk tregoi vullnet të qartë për të garuar në një listë të përbashkët, pavarësisht joseriozitetit të Lulit. Padyshim që bëri gabim! Kam qenë shumë kritik madje për këtë sjellje politike. E kam kritikuar shumë LSI për këtë gjë (vijoj të jem kritik madje). Asnjë nga këta të Lulit (Luli jo e jo) nuk thanë një fjalë të vetme, atëherë kur duhej thënë. Përkundrazi mërmëritnin nëpër kafene me fjalët “ç’na duhen ne ata”..!!!
U krijua përshtypja se Luli nuk e donte LSI, ashtu siç edhe LSI nuk ishte komode në bashkëpunim me Lulin, i cili “gënjente edhe për orën”… Poooor, gjynahet e LSI nuk janë as arësyeja e humbjes së zgjedhjeve nga PD e as justifikim i rrëshqitjes politike të Lulzim Bashës pas humbjes së radhës. Një parti e madhe nuk mund të fshihet pas një partie të vogël. Aq më pak pas një partie të një spektri tjetër politik.
LSI, në fund të fundit nuk i kishte e as i ka asnjë borxh Lulit e as PD. Ajo është në lidhje të natyrshme me PS, jo me PD.
Ndaj përdorja e LSI nga Luli, si argument mbrojtës në dërrdërrllitjet publike kundër Saliut, është e kotë. Janë dërr-dërre që veç provojnë sa i ligë e i paaftë është!”-shkruan Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *