Një infermier italian ka vrarë të fejuarën e tij, pasi pretendonte se i kishte “ngjitur koronavirusin”.

 

Lorena Quaranta, 27 vjeçe, u gjet e pajetë nga oficerët e policisë, të cilët u njoftuan për ngjarjen brutale nga vetë i dashuri i saj, Antonio De Pace. Ata ishin të fejuar prej tre vitesh.

 

Viktima ishte studente në vitin e fundit të Mjekësisë në Messina të Siçilisë, por të dy ata ishin zgjedhur për të ndihmuar e shërbyer pacientëve me COVID-19.

 

De Pace u gjet i shtrirë në dysheme nga autoritetet sepse kishte prerë kyçet e duarve.

 

Ai u shpëtua nga kolegët e Lorenës në ambientet e spitalit, ndërsa raportohet se autori i krimit iu kishte thënë policëve: “Une e vrava atë sepse më transmetoi koronavirusin”.

 

Nga testimet e kryera, rezulton se ai dhe e fejuara e tij nuk ishin të konfirmuar me COVID-19.

 

Pak ditë më parë, Lorena kishte publikuar një postim në rrjetin e saj social kushtuar 41 mjekëve italianë që humbën jetën gjatë pandemisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *