Subscribe

Në morinë e ndërtimeve që ofron kryeqyteti, rezidencat duhet të jenë zgjedhja e parë për të gjithë ju që doni të blini një shtëpi banimi. Janë hapësira të projektuara dhe ndërtuara për ta bërë jetën tonë më të lehtë.

Një prej tyre është kompleksi rezidencial “Fiori Di Bosco”. i mbrojtur nga zhurmat, pluhuri, I rrethuar me gjelbërim, një ndërtim cilësorë dhe i sigurt. i aksesueshëm lehtësisht edhe me transport. Janë të gjitha këto elementë që I duhen çdo familje që vendos të kryejë investimin më të rëndësishëm të jetës, të blejë një shtëpi banimi. Dedë Kolaj tregon arsyet pse ai zgjodhi të banojë këtu.

Rezidencat me administrim të përbashkët, tashmë përcjellin një stil jetese që prej vitesh ka gjetur zbatim, duke u kthyer edhe në interesin kryesorë të qytetarëve. Janë komplekse që qëllim kryesorë kanë, të jenë në funksion të banorëve. Një e ngjashme është edhe rezidenca “Alba”. Përparësitë e jetesës në një kompleks të tillë, më mirë se kushdo i tregon Erjola, banore prej 2 vitesh në këtë ambient.

Shtëpia ideale është vendi ku kemi pranë shërbimet që duam. Të kemi parkim të garantuar, ambient për të luajtur fëmijët dhe të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga transporti publikë dhe ai privatë. Të gjitha këto bashkë gjenden vetëm në një konpleks rezidencial.

Kompania Edil Al ishte e para që solli në treg konceptin e rezidencave, koncept, i cili u kthye në traditë..dhe tradita vijon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *