Subscribe

Merr fund vjedhja dhe shpërdorimi i karburantit në makinat e policisë.  Ministria e Brendshme prezantoi këtë të mërkurë projektin e kartave elektronike për furnizimin me karburant të te gjithë mjeteve. Kryeministri Edi Rama, tha se ky projekt do t’i kurseje buxhetit të shtetit 9 milionë dollarë në vit, të cilat aktualisht përfundojnë në xhepat e abuzuesve. Teksa foli për arritjet e policisë së shtetit, kreu i qeverise e vuri theksin tek zhdukja e korrupsionit në forcave te rendit. Por çfarë është karta elektronike dhe si do të funksionojë ajo?  Çdo makinë policie ka një sistem elektronik që menaxhon konsumin e karburantit. Gjithashtu makina që paraqitet në një pikë karburanti është e inventarizuar, ndërkohë që sistemi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë merr në kohë reale një fotografi me foton e makinës, me foton e shoferit, me targën e mjetit dhe me sasinë e konsumuar të karburantit në atë pikë shërbimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *