Tashmë nuk ka më dilema. Gjermano- kroati Thomas Brdariç është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Prezantimi i tij dhe i stafit të tij është bërë paraditen e së hënës nga drejtori sportiv Matko Djarmati. Para gazetarëve ky i fundit ka shpjeguar shkurtimisht edhe arsyen e përzgjedhjes së këtij trajneri.

Ndërkohë Brdariç në fjalët e tij të para si trajner i kuqebluve është shprehur i kënaqur që ndodhet në Shqipëri në këtë aventurë të re me Vllazninë dhe ka premtuar se do të provojë të ndërtojë një skuadër të sukseshme.

Elvis Plori ka qenë risia e prezantimt të stafit të ri teknik të Vllaznisë ditën e sotme. Trajneri shkodran që deri para disa ditësh drejtoi Besëlidhjen, tani do të jetë pjesë e kuqebluve duke qenë krahu i djathtë i trajnerit Brdariç, por edhe i drejtorit Djarmati. Në prononcimin e tij për mediat, ai është shprehur se e mirëpret një rikthim të tillë tek Vllaznia pas 10 vitesh dhe ka përsëritur sërish të njëjtën shprehje, se për këtë skuadër është i gatshëm të bëjë çdo punë..

Plori dhe i gjithë stafi i Vllaznisë ndërkohë kanë nisur menjëherë nga puna sepse tashmë për ta është detyra më e vështirë, kompletimi i skuadrës me lojtarët e duhur dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *