“Vdekja e kalit”, një film që theu tabutë, u bë jehonë dhe guxoi të prekte diktaturën në Shqipëri, vjen i restauruar si pjesë e programit “Netët e filmit arkival”  nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Drama e parë filmike shqiptare, që u realizua fill pas regjimit komunist për protagonistin kryesor, Timo Flloko trajton një temë universale, e cila mbetet aktuale në çdo kohë.

 

TIMO FLLOKO – AKTOR

“Ky film pati një ndikim imediat, bëri një bum shumë të madh dhe pati një reagim të menjëhershëm në publik. Kjo është drama e një njeriu të ndershëm i cili përpiqet që ti bëjë ballë i vetëm një regjimi diktatorial dhe jo vetëm. Ky është një film simbolik që nxjerr në pah nevojën e njeriut për të kërkuar lirinë. Ky rol është u veçantë sepse është i pari film mbi të cilin censura nuk vuri dorë.”

 

Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare ndjehet i vlerësuar pasi restaurimi i hap një dritare të re filmit për t’u shfaqur dhe në skenat ndërkombëtare.

 

 

TIMO FLLOKO – AKTOR

“Restaurimi i filmit i jep mundësi filmit të shfaqet në një nga televizionet kryesore të Francës.”

 

Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, ndaj për të edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite ndjehet i surprizuar që ishte pikërisht vepra e tij e përzgjedhur për t’ju nënshtruar restaurimit.

 

 

SAIMIR KUMBARO – REGJISOR

 

“Ky film po mbush gati 30 vite që u shfaq për herë të parë dhe unë u gëzova që e morën në konsideratë për ta restauruar. Është surprizë, se mendova që dhe në restaurimin e tij do kishte kaq shumë njerëz.”

 

Avancimi teknologjik tashmë kërkon që një pjesë e kinematografisë shqiptare t’i nënshtrohet procesit të restaurimit, me një format bashkëkohor audio-viziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *