Subscribe

Kjo ikonë i përket shekullit te 18 dhe mban firmën e ikonografit Kostandin Jeromonaku. Vepra ka qenë e vendosur në ikonostasin e kishës së Shën Kollit në Voskopojë.

 

Por dëmtimet e shumta kanë detyruar ekipin e restauratorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, të merren gjatë me konservimin e saj.

 

Restauratorët po punojnë edhe me ruajtjen e qindra ikonave të tjera. Në fondin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar ndodhen rreth 8000 objekte, nga të cilat 6500 ikona, një pjesë e mirë e të cilave janë të autorëve më të njohur shqiptarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *