Autoriteti Rrugor shqiptar ka bërë një pasqyre të problematikeve te rrugëve si pasojë e motit të keq në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

 

Sipas ARRSH-së,  për shkak të reshjeve intensive të shiut në rajonin verior te vendit ka pasur probleme me rreshjitjen e dherave dhe gureve ne disa akse.

 

Në aksin H. Hotit – Tamarë, si dhe në akset Shkodër-Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë, Mjedë – Pukë – Fushë Arrës – Kukës, në Murriqan, ne Qafe Qele Puke sidomos në zonen Gomsiqe ka pasur rënie inertesh, por pa krijuar probleme në qarkullim.

 

 

Në rajonin jugor reshjet e shiut kanë qenë me intesitet mesatar, por nuk ka pasur probleme në asnjë segment.

 

Ndërkohe sa I takon rajonit qëndror, në aksin rrugor Krujë-Sarisalltik kanë rrëshqitur gurë të mëdhenj, nuk ka pasur bllokim të rrugës për asnjë moment, por qarkullimi i mjeteve është bërë i mundur vetëm me një korsi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *